Koorporata e Investimeve, ‘Ekonomia’ shtyn diskutimin për në shtator

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë diskutimin e pr/ligjit të Korporatës së Investimeve për në shtator. Sipas nënkryetarit të komisionit Arben Elezi, ky ligj nuk ka trasparencë dhe për këtë arsye do të ngrihet një komision me ekspertë dhe përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës për ta shqyrtuar edhe njeherë ndonëse në qeveri është miratuar.

“Ligji për koporatën e investimeve është shtyrë me dakortësinë e opozitës dhe pozitës. Do të behet një komision duke u shqyrtuar nga ekspertët dhe dy përfaqësues të opozitës dhe maxhorancës. Do ta shqyrtojmë dhe cdo gjë do bëhet në dobi të qytetarëve shqiptarë sepse ligji për korporatën nuk ka trasparencë dhe nuk i shërben qytetarëve shqiptarë.” -tha ai.

Projektligj i miratuar nga qeveria parashikon krijimin e një shoqërie tregtare që zotërohet nga shteti, e që si objekt ka administrimin e pronave publike, përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimit, si dhe mobilizimin e kapitalit shtetëror ose privat, me qëllim kryerjen e investimeve. Ky projektligj është pritur me skepticizëm nga ekspertët pasi sipas tyre mund të krijohet borxh jashtë buxhetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi