Kontrolli për lëndë plasëse, grupe specialistësh në terren

Policia e Tiranës ka krijuar një grup kontrolli për përdorimin civil të lëndëve plasëse me qëllim kontrollin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.

Grupi përbëhet nga specialistë të vendimeve penale dhe kontrollit të armëve, specialistë të policimit në komunitet dhe patrullës së përgjithshme.

Gjatë ditës se djeshme u kontrolluan 15 pika shitje si supermarkete dyqane.

Kontrollet u ushtruan në rrugët, “Ali Demi”,”Gani Domi”, Mihal Grameno” “Zonja Curre”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Shyqyri Ishmi’.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm duke marrë shkas nga protestat e muajve të fundit në përdorimin e lëndëve piroteknike, për të siguruar jetën e qytetarëve, i ka dërguar një shkresë të gjitha komisariateve, ku policia duhet të raportojë për zbatimin e detyrimeve për magazinimin dhe përdorimin e lëndëve plasëse ndaj subjekteve tregtare që ushtrojnë këtë aktivitet.

Gjatë kontrolleve u konstatua se subjekti a… SHPK ka një depo magazinimi për lëndë plasëse për përdorim civil brenda një reparti ushtarak të marrë me qira dhe të përshtatur si depo.

Konstatohet se ky subjekt ka tregtuar lëndë piroteknike për evente të ndryshme në zonën e Durrësit, Golem, Tiranë. Subjekti A. t… me bazë në Tufinë gjendet në një godinë të marrë me qira në pronësi të shtetasit E. KULLA. Ky subjekt nuk ka licensë dhe nga kontrolli nuk ka shitur produkte me zhurmë të lartë dhe se një sasi e mallit i është kthyer pas nga tregtarët ambulantë pas festave të 2018-s, pasi nuk plotësonin kushtet për përdorimin e lëndëve piroteknike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi