Konsumoni portokall, ja përfitimet shëndetësore!

Portokallët përmbajnë pak kalori dhe plot ushqyes.

Janë të mirë për një lëkurë të shëndetshme dhe mund të ndihmojë për të ulur rrezikun për shumë sëmundje.

Portokallet janë ndër frutet më të kultivuara në botë për shkak të ëmbëlsisë së tyre si dhe për produktet e tyre.

Një portokall ka mbi 170 lloje të ndryshme të fitokemikave dhe më shumë se 60 flavonoide. Shumë nga këto kanë treguar se kanë vetitë anti-inflamatore dhe efektet e forta antioksiduese.

Përfitimet ushqyese të portokalleve janë të mëdha.

Lufton kancerin

Sipas një studimi të botuar në American Journal of Epidemiology, konsumimi i bananeve, portokalleve dhe lëngut të portokallit në dy vitet e para të jetës së fëmijës mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të leukemisë.

Si një burim i shkëlqyer i vitaminës C të fortë antioksidant, portokall mund të ndihmojë në luftimin e formimit të radikaleve të lira të njohura për shkaktimin e kancerit.

Shëndeti i zemrës

Fibra, kaliumi, vitamina C dhe përmbajtja e kolinës në portokall stimulojnë shëndetin e zemrës.

Lufton diabetin

Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1 që konsumojnë portokalle kanë nivele më të ulëta të glukozës dhe diabetikët e tipit 2 mund ta kenë më të përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak, lipidet dhe nivelin e insulinës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi