Konjufca, pozitës: Pa opozitën ju s’mund mund të bëni asgjë!

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ku do të diskutohet për “korrgjimin e kufijve”.

“Për më iu kthy argumentit qendror është se pushteti ka dashtë me na dhanë leksion me nënshtru opozitën, e tash opozita po don me ju eduku juve se pa opozitën ju s’mund të bëni asgjë. Duhet të edukoheni me këtë mësim. Ju po e refuzoni këtë punë kështu që për këtë arsye duhet me ju kthy debatit, ju duhet me leju mu mbajt seanca e opozitës, pse krejt këto pikat tjera qenkan ma të rëndësishme se territori i Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se duan të nxjerrin një rezolutë e cila sqaron paprekshmërinë e territorit të Kosovës.

“Nëse zgjidhet kjo atëherë mund me pas shpresë që jeta parlamentare mundet me u zhvillu”, ka përfunduar Konjufca./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi