Konjufca paralajmëron protesta për rastin Dehari

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Gauk Konjufca, ka akuzuar qeverinë për neglizhencë në rastin e hetimit të vdekjes së Astrit Deharit, duke shtuar se kërkesa për hetim ndërkombëtar të pavarur për vrasjen e Deharit nuk është vetëm e Vetëvendosjes, por të tillë kërkesë kanë bërë edhe nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, por edhe dhjetëra organizata të shoqërisë civile në Kosovë të cilat dëshirojnë që në këtë rast të vihet drejtësia.

Konjufca më tej u shprehë se duke neglizhuar hetimin po tentohet të harrohet kjo vdekje, por kjo neve tha ai na bënë që të vazhdojmë edhe më shumë ta ngrisim zërin që drejtësia të shkojë në vend.

Deputeti Konjufca më tej përmendi edhe disa kërkesat që kanë të bëjnë me shkarkimin e disa nga udhëheqësve nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë rast.

Do të vazhdojmë më një interpelancë që ti kërkojmë llogari kryeministrit për hetim ndërkombëtar pasi që ka dhënë premtime, nëqofse nuk ndërmerret dicka do të vazhdojmë me tejë duke mos perjashtuar protesta por edhe shkarkimin e kryeministrit,

Sipas tij këto varen nga vullneti politik nëse qeveria nuk i hape rrugët do të vazhdojme me tejë.

“Kërkesë ka qenë shkarkimi i Dhurata Hoxhës atëherë si ministre e drejtësisë, edhe pse tash ka ndërruar dikasterin ajo vazhdon të jetë në Qeveri. Shkarkimi i Shpend Maxhunit e këtyre që është drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Nexhmi Krasniqi- komandat në rajonin e Pejës, Fatos Makolli në kuadër të policisë si drejtor kundër terrorizmit. Nga Këshilli Prokurorial kemi kërkuar shkarkimin e tre prokurorëve që ishin të kyçur në rastin e 5 aktivistëve: Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdyrrahim Islami”, u shpreh Konjufca.

“Fillojmë me një interpelancë për kryemininistrin ku i kërkojmë llogari pse s’ka marr vendime të duhura politike për hetimet. Ka kalur edhe afati prej 5 nëntoti, afëti prej 3 muajsh, ku ja kemi bërë me dije këto kërkesa qeverisë. S’përjashtohen as protestat, nëse qeveria si hap rrugë drejtësisë do jetë një reagim më i fuqishëm qytetar, po si përjashtoj që VV të thërrasë demonstratë , krejt këto varen nga vendimet dhe vullneti politik, nëse nuk hetohet rasti i Deharit”, tha Konjufca./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi