Konjufca deputetëve, me rezolutë t’ia kufizojmë Thaçit çdo takim me Serbinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka deklaruar se problemi tek dialogu me Serbinë nuk qëndron vetëm tek hapja e një teme, duke iu referuar kufijve, mirëpo ka lëkundje të sistemit politik dhe rendit kushtetues të Kosovës.

“Hashim Thaçi e ka keqkuptuar mandatin e tij si president. Ai po sillet si monark absolut. Monarkët e kanë konsideruar territorin si pronë private të veten, dhe kur e dëgjon Thaçin kur i thotë delegacionit gjerman ‘unë e di çka bej me territorin’, kjo është deklarate tipike e një personi që ka keqkuptuar mandatin e tij”.

Konjufca në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme për dialogun, tha se përmes hapjes së temës së kufijve edhe statusi i Kosovës është i diskutueshëm.

“Krejt filloi para tre muajsh kur presidenti doli dhe tha s’ka vija të kuqe me Serbinë. Kjo i bie që në tavolinën e bisedimeve mund të flitet gjithçka dhe presidenti i jonë, jo vetëm që s’ka mandat por ka shkuar pa plan se çka duhet me mbrojtë dhe çka është e negociueshme.  Ai mendon që gjithçka është e negociueshme”.

Deputeti i Vetëvendosjes pati edhe një propozim shtesë për rezolutën e paraqitur sot, e cila thotë se territori i Kosovës është krejtësisht i pandashëm dhe askush s’ka të drejtë të negociojë për të.

“Rezoluta aktuale është e mirë por edhe një pikë në këtë rezolutë do ta bënte edhe më të mirë. Jo vetëm t’ia kufizojmë temat, por me një pikë në këtë rezolute t’ia kufizojmë Thaçit çdo takim me Serbinë. Një pikë në këtë rezolute duhet të thotë që Hashim Thaçi kurrë më nuk bën të takohet me Serbinë dhe të mos e merr asnjë vendim për Kosovën në dialogun me Serbinë”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi