Kongresistja Omar kritikon heshtjen e SHBA-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite

Ilhan Omar, kongresistja e parë muslimane me mbulesë në SHBA, ka kritikuar heshtjen e Washingtonit përballë shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Arabisë Saudite.

Omar, e zgjedhur në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mori pjesë në një seancë në të cilën u debatua një projektligj për ndërprerjen e mbështetjes amerikane Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen.

Në fjalën e saj, kongresistja me origjinë somaleze theksoi se lufta e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite kundër rebelëve Huthi në Jemen ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitare në botë.

“Mbi 17 mijë njerëz kanë vdekur në tre vitet e fundit, 40 mijë janë plagosur, tre milionë kanë braktisur vendin, 22 milionë kanë nevojë për ndihmë, kurrse miliona janë në pragun e urisë. Për shkak të luftës së kryesuar nga Arabia Saudite, është shfaqur epidemia e kolerës. Kjo është epidemia më e keqe e kolerës në histori”, theksoi Omar.

Siç shkruan AA, Omar pyeti se pse SHBA vepron vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë shtet tjetër të Lindjes së Mesme, dhe jo ndaj Arabisë Saudite, .

Duke ndarë në median sociale videon e fjalimit të saj, Omar shkroi: “Pse ndaj Arabisë Saudite nuk zbatojmë të njëjtat standarde sikurse ndaj vendeve të tjera në lidhje me të drejtat e njeriut?”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi