SHQIPERIA

Kongresi i PS, Mirela Kumbaro tregon arsyet pse u ftua Fatos Nano

Spread the love

Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit.

Kumbaro u pyet për ftesën e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste. Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

“Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.

Ish-ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet që po bën Partia Socialiste për zgjedhjet lokale.

“Ne si Parti Socialiste kemi organizimin e duhur për të dalë në zgjedhjet lokale. Në PS janë diskutuar emra për të qenë në bashki të ndryshme të vendit. Baza nxjerr emrat dhe zgjidhen më të mirët. Ka bashki ku janë 2-3 emra të mirë dhe zgjidhet dikush, pasi bëhet një diskutim shumë i gjerë për kandidatin”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro shtoi se PS e ka kandidatin e saj në Tiranë dhe ai është Erion Veliaj.

“PS e ka tashmë kandidatin në Tiranë dhe është Erion Veliaj. Pas konsultave që janë bërë në PS, Veliaj do të jetë sërish kandidat në kryeqytet, bashkinë më të madhe në vend. Veliaj ka punuar dhe do të punojë për Tiranën”, u shpreh ajo.

Sipas Kumbaros, kandidatët dalin nga diskutimet që bëhen në bazën e Partisë Socialiste, por edhe nga sondazhet që realizohen. Ajo shtoi se opozita proteston nga frika e reformës në drejtësi, kurse tha se protesta e tyre nuk është e njëllojtë me atë të studentëve.

Related posts

Ilir Meta mesazh shoqërisë: Çdo qytetar të trajtohet me dinjitet!

dritatv

Policia survejon kreun e PD? Basha mbledh zyrtarët e PD

dritatv

Rama: Dëgjuam studentët. Në vjeshtë nis puna për përmirësimin e infrastrukturës universitare

dritatv

Leave a Comment