Konflikt mes dy personave në Burrel, plagoset aksidentalisht 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri pasditen e sotme në Burrel, pas një konflikti mes dy personave të tjerë.

Policia bën të ditur se shtetasit O.D dhe E.C u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e dy personave, shtetasve O.D dhe E.C./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi