KOSOVA

Konfirmon Kosnett: Me krerët e Listës Serbe bisedova për interesat dhe shqetësimet e tyre

Spread the love

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar se është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiç dhe nënkryetari Igor Simiç.

Related posts

Kompanitë e Ujësjellësit tashmë do të paguajnë borxhin e pa paguar për 10 vjet

dritatv

SHBA-të dështuan ta bindin Haradinajn për heqjen e taksës, a do të arrijë Gjermania?

dritatv

“Kosova, ndarja s’do pranohet”

dritatv

Leave a Comment