Konfirmohet se ideatori i sulmit në Stamboll është vrarë në Gjeorgji

Ideatori i sulmit vdekjeprurës mbi aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, Ataturk, në qershor të vitit 2016, është vrarë në një operacion policor, konfirmuan të premten forcat gjeorgjiane të sigurisë.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, konfirmoi se Akhmed Chataev, është në mesin e tre të dyshuarve të vrarë në një operacion antiterrorist të zbatuar në Tbilisi më 22 nëntor.

Zëdhënësi i policisë së Gjeorgjisë, Nino Giorgobiani, tha se Chataev, një shtetas rus me origjinë çeçene, ka hedhur veten në ajër, ndërsa të dyshuarit tjerë janë vrarë nga forcat e rendit.

Chataev, 37 vjeçar, është identifikuar të ketë qenë planifikuesi i sulmit të DEASH-it mbi aeroportin e Stambollit më 25 qershor 2016, në të cilin 46 persona mbetën të vrarë, dhe mbi 200 të tjerë të plagosur.

Portali informativ nga Gjeorgjia, “Agenda.ge”, citon Giorgobianin të ketë thënë se “fillimisht policia kishte negociuar me terroristët për disa orë, ku më pas pas i është vërsulur banesës ku kanë qenë duke qëndruar”.

Ai sqaroi se gjatë identifikimit të të vrarëve, policia ka pasur asistencën e kolegëve të tyre amerikanë. Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, tha se si pasojë e përleshjeve me forcat e sigurisë të Gjeorgjisë në vitin 2012.

Chataev kishte mbetur pa një këmbë dhe njërën dorë, ndërkohë që emri i tij ka qenë i vendosur në listën e terroristëve të kërkuar për planifikim të sulmeve mbi objektiva amerikane dhe turke.

Në vitin 2015, ai kishte udhëtuar në zonat e DEASH-it në Siri dhe Irak, dhe pas analizave të të dhënave, autoritetet e Turqisë e shpallin përgjegjës për sulmin në Stamboll./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi