Konferenca e PES, Stanishev: Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët

 

 

Partia Socialiste Europiane zhvilloi ditën e sotme një konferencë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Sergei Stanishev.

Kryeministri Rama u shpreh se në konferencë u diskutua për rekomandimin e hapjes së negociatave për anëtarësim. “Komisioni urojmë, shpresojmë që t’i konsiderojë detyrat e shtëpisë së kryera dhe të japë rekomandimin e pastër për negociata. Në fillim të marrim raportin dhe uroj rekomandimin, më pas do të kemi një periudhë kohe për të justifikuar punën tonë me të gjitha vendet anëtare. Besoj se jemi të mirëpërgatitur edhe për fazën pasardhëse”, tha Kryeministri.

Ndërkohë, Presidenti i PES, Sergei Stanishev u theksoi në fjalën e tij se, “jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët”. Ai vlerësoi reformën në drejtësi dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi ngjarje mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është bërë një reformë shumë e vështirë. Sistemi i drejtësisë do të jetë transparent. Ky është një kredit vetëm i zotit Rama dhe e PS. Duhet të përgëzohet edhe fushata kundër kanabisit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Unë mendoj se bashkëpunim me Malin e Zi është zhvilluar shumë. Ka pasur progres edhe me Greqinë dhe duhet të vazhdohet edhe me vendet e tjera. Shumë vende kanë thënë se nuk do të kemi më zgjerim nëse ka probleme komisioni, por në fakt nuk është kështu. Falë përpjekjeve të Mogherinit, sigurisht që ne kemi një strategji të besueshme, e cila është një tregues shumë i qartë për mënyrën se si ne duhet të ecim përpara”, tha Presidenti i PES, Sergei Stanishev.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi