Konferenca e Donatorëve në Bruksel, premtohen 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, e organizuar nga Komisioni Evropian (KE) në Bruksel ku krahas Turqisë morën pjesë shumë vende të tjera, u premtua një ndihmë prej 1.15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin me 26 nëntor vitin e kaluar (AA).

Në konferencën e zhvilluar me pjesëmarrjen e gjithsej 124 vendeve dhe organizatave, Turqia u përfaqësua nga zv.ministri i Jashtëm dhe ministri për BE-në Faruk Kaymakcı.

Në një fjalim të mbajtur të konferencë, Kaymakcı theksoi se Turqia ka qenë një prej vendeve të para që ka rendur në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit ku që nga dita e parë e fatkeqësisë ajo nëpërmjet Gjyshmëhënës së Kuqe turke dhe TIKA-s ka kryer ndihma me ilaçe, ushqime dhe çadra. Pasi ka njoftuar se ndihmat në fjalë kanë kapur vlerën prej 512 mijë e 920 euro, Kaymakcı, shtoi se edhe vlerat e punimeve të kërkim-shpëtimit të kryera nga AFAD dhe ndihmave të tjera arritën në 864 mijë e 424 euro.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) në qytetin Laç do të vihet në zbatim një projekt për ndërtimin e 504 banesave për të prekurit e tërmetit, Kaymakcı, transmetoi se ceremonia për fillimin themeleve të projektit në fjalë është parashikuar që të fillojë në fund të muajit shkurt.

Me këtë projekt i cili pritet të arrijë vlerën 45 milionë euro, Turqia ndodhet në krye të vendeve që kanë premtuar ndihma në sasi të mëdha në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë dhe se Turqia do të bëjë një premtim prej gjithsej 46.3 milionë euro tha në fjalën e tij Kaymakcı.

Ndër të tjera Kaymakcı rikujtoi se krahas ndihmave në terren dhe aktiviteteve për rindërtimin, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ftoi vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islam që të ndihmojnë Shqipërinë.

Turqia e cila është në solidarizim të plotë me qeverinë dhe popullin e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e saj tha Kamakcı, i cili ka vënë në dukje se në vazhdimësi të kësaj me Shqipërinë do të vazhdohet të ndahen përvojat lidhur me çështjen e luftës ndaj fatkeqësive natyrore.

Kaymakcı, tha se ndihma më e madhe që mund t’i ofrohet ndaj Shqipërisë, vendeve të tjera kandidate, vendeve kandidate potenciale dhe vendeve anëtare që negociojnë është mbështetja e procesit të anëtarësimit të tyre në BE, sepse vetëm një “Shtëpi e Madhe e BE-së” mund të jetë struktura “më rezistente” ndaj çdo tërmeti, fatkeqësie dhe ndaj çdo sprove.

Sipas një deklarate të bërë në fund të konferencës nga Komisioni i BE-së, theksohet se ndaj Shqipërisë u premtua një ndihmë prej 1.15 miliardë euro.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Humbi ndaj Skocisë, por Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve për muajin shtator. Vetëm një fitore dhe një humbje në Ligën e Kombeve i ka dhënë mundësinë...

Tre të arrestuar në Fier/ Emrat dhe akuzat

Tre persona të shpallur në kërkim, janë vënë në pranga nga policia. Arrestimet janë bërë gjatë ditës së djeshme. 3 personat ishi shpallur në kërkim për...

Situata me stadiumin dhe klubin, Kreu i Kavajës Redjan Krali zbardh planin si do të veprohet për zgjidhjen e saj

Besa është një klub që funksionon si shoqëri aksionere, ku 67% të aksioneve i zotëron presidenti Nexhat Bizhdili dhe 33% Bashkia Kavajë. Ky institucion, më...

Së fundi

Turqia regjistron 73 vdekje të reja nga COVID-19, numri i viktimave rritet në 574

Turqia ka konfirmuar se 73 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 574 numrin e...

Itali/ Rënie e madhe e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që...

Shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri, ndërron jetë ish-boksieri

Ka shkuar në 21 numri i viktimave që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-boksieri Skënder...