Koncesioni i pompave, Shehaj: Të hetohen lidhjet me vëllain e Ramës

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka denoncuar sërish sot përmes publikimit të dokumenteve koncensionin për matësit e naftës. Në një postim në facebook, Shehaj shkruan se përmes dokumentit të siguruar prej tij, e që e bën publik në rrjetet sociale, sot është është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas.

“Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.” shkruan Shehaj.

Në vijim ish deputeti demokrat hedh akuza ndaj kompanisë NOA Control, e cila sipas tij egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

“Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit.”- përfundon Shehaj reagimin e tij.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi