Koncesionet e vitit 2020, aeroporti i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë 240 milionë euro

Qeveria pret që vitin e ardhshëm të japë me koncesion aeroportin e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, koncesione të cilat kapin vlerën e rreth 240 milionë eurove.

Në një intervistë për Euronews.al Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tregoi me pritshmëri të mëdha se rreth 90 milionë euro do të ishte aeroporti dhe 150 milionë tuneli i Llogarasë.

Për Aeroportin e Vlorës zonja Balluku tha:

“[…] është një investim prej 89 mln eurosh, pra i konsiderueshëm, por më e rëndësishme është se të gjitha subjektet në garë duhet të plotësojnë kushtin e eksperiencës në këtë fushë, duhet të jenë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e aviacionit.

Ekonomia lokale do gjejë një fushë të madhe veprimi, ndërtuesit, punonjësit do merren nga zona, por edhe nga vendi, ekonomia vendase do marrë zhvillim të madh.”

Për aeroportin e Vlorës qeveria ka hapur tenderin këtë muaj. Gjatë shpalljes së tenderit Ministrja Balluku është shprehur se punimet pritet të nisin 31 maj 2020. Ndërtimi i një aeroporti në Vlorë është premtuar që prej vitit 2017-të.

Për sa i përket hapjes së tunelit në Llogara, zonja Balluku tha se punimet do të jepen me koncesion 35-vjeçar dhe se ndërtimi pritet të nisë diku në mes të muajit shkurt të 2020./exit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi