Komunistët kujtojnë Enverin, në Gjirokastër mblidhen nostalgjikët e diktatorit

Në ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, nostalgjikët e paktë të mbetur në Shqipëri të kohës dhe figurës së tij, u mblodhën për ta kujtuar në shtëpinë e lindjes  në Gjirokastër.

Në 34 vjetorin e vdekjes,  fanatikët e ish-diktatorit kërkuan që shtëpia e tij në Gjirokastër të kthehet në muze të luftës nacional -çlirimtare. Por ceremoni të tilla pavarësisht pompozitetit të pjesëmarrësve më shumë përcillen me kuriozitet sesa me interes.  Ndërsa ajo që vihet re gjatë dekadës së fundit është një lloj harrese për të kaluarën komuniste si dhe edukim i cunguar në shkolla mbi të vërtetën historike dhe pasojat e tmerrshme që prekën mijëra shqiptarë gjatë kohës që Hoxha udhëhiqte vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi