Komunikim me anë të dritës?! Shkencëtarja përpiqet të zëvendësojë radiovalët!

Në shumë pajisje që komunikojnë përmes frekuencave, valët radiofonike janë rruga e përdorur për shkëmbimin e informacionit. Por, kur niveli i tij rritet, rrjedhimisht procesi ngadalësohet.

Me në mendje trafikun e rënduar të shkëmbimit të të dhënave, studiuesja e shkencave kompjuterike, Xia Zhou po përdor një tjetër mënyrë për kalimin e informacionit: rrezet e dritës.

“Në komunikimin e sotëm ne përdorim radiovalët. Ideja ime është të shqyrtojmë mundësinë e komunikimit nëpërmjet spektrit të dritës së dukshme”, ka thënë shkencëtarja.

Në këtë nismë, Xia mbështetet nga Fondacioni Kombëtar amerikan i Shkencës dhe një ekip i Kolegjit “Dartmouth”, që po zhvillojnë teknologjinë e quajtur “Li-Fi” për të transmetuar të dhënat duke përdorur pajisjet e ndriçimit në shtëpitë tona.

Falë saj, mjafton të montohet një modul i vogël dhe çdo llambë LED mund të kthehet në pajisje komunikimi në distancë. Por, teknologjia “Li-Fi” kufizohet nga pamundësia për të përçuar muret, që do të thotë se çdo llambë duhet të jetë e lidhur individualisht me internetin, e kjo do të rriste shumë koston.

Shpresat janë, megjithatë, që në të ardhmen llamba të lidhura me internetin të vendosen në çdo ndërtesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi