Komuna e Suharekës ka miratuar një vendim tejet të rëndësishëm për qytetarët e komunës. Sipas këtij vendimi nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë do të subvencionohen me nga 250 euro.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në një prononcim për Kosova Post, tha se vendimi i cili është marr për t’i ofruar mbështetje materiale prej 250 euro për çdo lindje është i një rëndesia tejet të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.
“Sot është miratuar vendimi i cili i subvencionon lindjet të cilat realizohen në Suharekë. Më duhet ti falenderoj të gjithë ata që e përkrahën këtë vendim. Kujdesi institucional në këtë aspekt nuk do të mungoj në të ardhmen”, tha Muharremaj, derisa i falenderoj të gjithë asambleistat që e votuan dhe e mbështetën një inciativë të tillë.
“Dua t’i falenderoj asambleistët që e votuan dhe e mbështetën inisiativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, u shpreh Muharremaj./Kosova Post/