Komuna e Suharekës fillon aksionin për pastrimin e lumenjëve!

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka njoftuar se ka filluar pastrimi i të gjithë lumenjëve në territorin e Komunës së Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Muharremaj,  përmes faqës së tij zyrtare, derisa i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës që të kujdesen dhe ta mbajnë pastër ambientin.

Ndryshe, Muharremja ka përmendur faktin se ndihma e çdo qytetari të komunës është e mirëseardhur pasi që pastrimi i lumenjëve është përkushtim serioz.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Muharemaj:

Pastrimi i lumenjve do të vazhdojë në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Përkushtimi ynë është serioz në ruajtjen e ambientit, andaj edhe ndihma nga ana e qytetarëve do të jet e mirëpritur.Nëse secili e kemi nën kujdes ambientin e lagjeve në qytet, fshatrave, dhe kudo ku jetojmë, e mira e përbashkët është se e trashëgojmë për brezat e ardhshëm, Komunën që të gjithë e duam, me ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Bali Muharremaj/KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi