Komuna e Prishtinës investon mbi 340 mijë euro për kënde lodrash dhe fusha sportive

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimit të gjashtë këndeve të lodrave dhe dy fushave sportive.

Këto investime do të kapin vlerën prej 341,717.45 euro dhe sipas Ahmetit do të vendosen në lagje të ndryshme të kryeqytetit, njofton Klan Kosova.

Vendet ku do të bëhet ky projekt janë:

Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive

Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive

❤️

“Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme! Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë! ”, ka shkruar Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi