Kompania “Drena” nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me Klubin e Xhudos “Ipon”

Në një ceremoni solemne sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshje sponsorizimi ndërmjet Kompanisë “Drena” me Klubin e Xhudos “Ipon” nga Peja.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Kompanisë “Drena”, Driton Sahiti, duke folur për sukseset e xhudistëve tanë ai tha se më këtë bashkëpunim synojmë që xhudistët tona të arrijnë sukseset më të larta në rangun botërorë.

Ai ka premtuar mbështetje për shumë vite për klubin e xhudistëve “Ipon”.

“Marrëveshje do të vazhdojë edhe përtej Lojërave Olimpike, deri në vitin 2024. Do të vazhdojmë t’i përkrahim sportistët tanë. Do të përkujdesemi që ky flamur të jetë sa më lartë. Ne do të përkrahim të gjithë grupin e Xhudos. Nora dhe Akili janë përfaqësuesit e parë të marrëveshjes “Suksesi fillon me familjen”, u shpreh Rrustemi.

Ndërsa, trajneri i Xhudos, Driton Kuka, theksoi se bashkëpunimi me kompaninë “Drena” është një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të Kosovës brenda dhe në arenën ndërkombëtare, në xhudo por edhe në fusha tjera.

“Nuk e shoh këtë si bashkëpunim të produkteve të vendit tonë, këta janë vlera e sportit e pakontestueshëm, kemi bërë marrëveshje të veçantë, sepse jemi në një moment të rëndësishme të rrugëtimit për t’iu bashkangjitur brendeve kosovare. Kryeministri ditë më parë ka bërë thirrje që brendet vendore t’i përkrahin sportistët, shpresoj që sikur Kompania “Drena” të  vazhdojnë edhe kompani të tjera. Dëshira për tu rritur e për tu bërë ekip më i madh paraqet edhe nevojën për bashkëpunime të këtij lloji, shpresoj që do të kemi edhe shumë mbështetje të tilla sikur kjo e sotmja”, tha Kuka.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani duke e shprehur falënderim për kompaninë “Drena”, ai ka thënë se një mbështetje e tillë do të jetë motiv shtesë e xhudistëve tanë për të dërguar në piedestalin më të lartë këtë sportin e Kosovës.

“Kjo marrëveshje po bëhet me një kompani të suksesshëm, jam shume i bindur që ky bashkim do të rezultojë me një rezultat krejt tjetër dhe nga dy anët nuk do të mungojnë sukseset pas kësaj marrëveshje. Nora e Akili në bashkëpunim me kompaninë “Drena” do të ngritin piedestalin e sportit”, u shpreh ai.

Poashtu edhe Xhudistja, Nora Gjakova kishte disa fjalë lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot, që sipas saj ky bashkëpunim do të sjellë rezultate edhe më të mëdha.

“Ne momentin që jemi para kualifikimit të olimpiadës, besoj se ky bashkëpunim do të na ndihmojë të sjellim rezultate sa më të mëdha”, u shpreh ajo.

Kurse xhudisti, Akil Gjakova tha se bashkëpunimi me kompaninë “Drena” do të sjellë fitore për të gjithë.

“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur ta bëjmë këtë bashkëpunim me kompaninë “Drena”. Jam i lumtur që fitoren ta arrijmë së bashku”, tha ai.

Ndryhe, pas ceremonisë se lartëpërmendur, për të pranishmit u shtrua një koktej rasti në ambientin e restaurant DelikatISË.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi