Kompania ANCORA e pa konkurencë në tregun e Kosovës

Kosova cilësohet si një nga vendet me atraktive të të bërit biznes ndërsa nuk mungon edhe vullneti i njerëzve që idet dhe kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë, duke i kontribuar kështu zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

https://www.youtube.com/watch?v=BtJ39nQN94k

Mbështetur nga programet qeveritare duke krijuar kushte të favorshme për hapjen e bizneseve, në Kosovë funksionojnë mijëra biznese të ndryshme ndër to edhe kompania ANCORA.

Kompania ANCORA aktivitetin e saj e zhvillon tash e 15 vite në Kosovë në sferën e ndërtimtarisë, ndërsa së fundmi kjo kompani ka zgjeruar veprimtarinë e saj duke ofruar shërbime tjera për qytetarët siç është ajo e furnizimit me qeramikën kualitative-moderne të brendeve evropiane, shkruan Kosova Post.

Për të mbështetur dhe për të përgëzuar kompaninë ANCORA e kanë vizituar edhe Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi , Kryetari i Komunës së Malishevës si dhe afaristë të tjerë nga Kosova të cilët vlerësuan vullnetin e mirë dhe përkushtimin e kompanisë që qytetarëve të Kosovës t’i ofrojë shërbime dhe produkte kualitative që dikur i’u kanë munguar.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi e ka vlerësuar zgjerimin e kësaj kompanie si një hap të rëndësishme e të bërit biznes në Kosovë, derisa kjo tregon se klima afariste në Kosovë po fuqizohet.

Thaçi më këtë rast e ka përgëzuar pronarin e kompanisë ANCORA për investimin në zgjerimin e veprimtarisë, ndërsa ka premtuar se institucionet duhet të angazhohen edhe me tutje për të ndryshuar politikat për lehtësimin e të bërit biznes.

https://www.youtube.com/watch?v=s8RJHbAwOug

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se me zgjerimin e këtij biznesi jo vetëm se fiton konsumatori i Kosovës por më shumë përfiton komuna derisa ndihmon në klimën e vendeve të reja të punës.

https://www.youtube.com/watch?v=yKepFGQPAbg

Pronari i kompanisë Qermaikës ANCORA, Haki Krasniqi pavarësisht suksesit të tij në të bërit biznes shprehet komod se në ketë sukses të tij kanë meritat edhe institucionet qendrore edhe ato lokale.

Sipas tij, krijimi i politikave në mbështetje të bizneseve është një ndihmesë e madhe por të gjithë afaristet që duan të investojnë në Kosovë në fusha të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=tAZZLqWjAn0

Duke folur për kompaninë ANCORA e cila nuk është e re në tregun e Kosovës, Krasniqi tha se tani kemi zgjeruar kapacitet duke futur kështu në tregun e Kosovës asortiman të gjerë të qeramikës nga trendet me të njohura botërore./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi