Komiteti LIBE nesër diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Qeveria e Kosovës pret një rezultat pozitiv të votimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, takim i cili do të mbahet në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile të Parlamentit Europian në Bruksel, u njoftua sot, pas një takimi të rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Europian të Kosovës, i kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ministrja e Integrimit Europian e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në Bruksel do të mbahet takimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo tha se pret lajme të mira dhe miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave edhe në Komitetin LIBE, për të shkuar në hapin tjetër për miratim në Parlamentin Europian.

“Nesër është diskutimi, kurse pasnesër votimi, më 30 gusht. Nuk presim befasira. Kam patur takime me secilin anëtar të Komitetit LIBE në Bruksel individualisht dhe të gjithë më premtuan votën e tyre. Nuk kërkohet unanimitet, por shumica e votave në votimin e këtij Komiteti dhe mund të themi se ne, për fat të mirë, e kemi këtë shumicë”, ka thënë Hoxha.

Ajo theksoi se anëtarët e Komitetit për liritë civile, të cilët vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, mbështesin procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ministrja Hoxha ka thënë se ajo do të jetë në Bruksel, gjatë takimit të Komitetit për liritë civile dhe do të takohet me raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën, Tanja Fajon.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina,j ka vlerësuar angazhimin e ministres së Integrimit Evropian në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).

“Jo vetëm që jep një sinjal të mirë për liberalizimin e vizave, por kjo na jep legjitimitet për të aplikuar për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Nuk mund të aplikojnë për statusin e kandidatit në qoftë se nuk kemi përmbushur më shumë se 50 për qind të MSA-së dhe ne jemi në këtë proces”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Europian të Kosovës, nga ministrat ka kërkuar përshpejtimin e angazhimeve në përmbushjen e detyrimeve, ashtu që në fund të shtatorit të përfundojë aplikimi ERA 1, nënkontraktimin me BE-në në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe në mënyrë për të shkuar drejt nënkontratës tjetër ERA 2.

Po ashtu edhe ministrja Hoxha potencoi nevojën e përshpejtimit të procesit dhe përmbushjen e angazhimeve të MSA-së, dhe paralajmëroi se javët e ardhshme do të dalë me përqindje të saktë të angazhimeve sipas ministrive./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi