Komisioni i Venecias: Vettingu në politikë, jo ndryshim të Kushtetutës

Komisioni i Venecias u ka dërguar sot palëve politike në Shqipëri, mazhorancë e opozitë, draftin paraprak të opinionit të tyre, ende të pamiratuar, për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.

Në pjesën e konkluzioneve të këtij drafti, pika 90 thuhet:

“Pavarësisht synimit legjitim duke parë situatën aktuale në Shqipëri, atë të heqjes së shkelësve të ligjit dhe ndikimit të tyre nga postet e larta qeverisëse dhe jeta politike, drafti kushtetues i propozuar për kontrollin e integritetit të politikanëve dështon të japë udhëzimet e përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, qoftë edhe në nivel kushtetues, për një proces të kësaj shkalle të gjerë, kaq kompleks dhe sensitiv, që do të ketë shumë implikime të rënda për të drejtat e atyre që do të bëhen subjekt i tij”.

Ndërsa në pikën 97, theksohet:

“Mbi të gjitha, duke marrë parasysh dispozitat ekzistuese në nenet 6/1, 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë dhe legjislaticionit që implementohet lidhur me këtë aspekt (veçanërisht Ligji për Dekriminalizimin”, sikurse edhe mekanizmat e tjerë demokratikë të mundshëm, vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në dyshim”.

Në fund, gjithsesi, Komisioni i Venecias rekomandon se, është në dorën e Parlamentit shqiptar për të vendosur hapat e mëtejshëm në lidhje me amendimet e propozuara kushtetuese, përmes dialogut konstruktiv mes të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në tërësi, në interes të demokracisë shqiptare.

Ky është drafti paraprak, që do të duhet të miratohet nga mbledhja e Komisionit të Venecias, për të ardhur si vendim përfundimtar nga mesi i muajit dhjetor.

Konfirmohen në këtë mënyrë zërat e orëve të fundit, sipas të cilave “Venecia” mund të japë një vendim në formë hibride, pra të përjashtojë ndryshimet kushtetuese që kërkon PD-ja, por të propozojë që këto ndryshime të kalojnë përmes amendimit të ligjit të dekriminalizimit, siç njoftoi në lidhjen e drejtpërdrejtë në edicionin informativ të mesditës gazetari Indrit Maraku.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi