Kombëtarja U19 fiton miqësoren e parë me Kazakistanin

Kombëtarja shqiptare U19 fitoi sfidën e parë miqësore me Kazakistanin.

Në “Roza Haxhiu” të Lushnjes, skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani iu imponua 19-vjeçarëve nga Kazakistani me rezultatin e ngushtë 1-0. Në minutën e 40 të pjesës së parë, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, Marash Kumbulla shënoi për skuadrën tonë përfaqësuese, që shkoi në pushimin e sfidës pikërisht me këtë avantazh.

Në pjesën e dytë, gjërat nuk ndryshuan për kombëtaren tonë U19 dhe kjo për meritë të portierit Alia, i cili në minutat e fundit shmangu një gol të Kazakistanit me pritjen e tij fantastike, ndërkohë që pak çaste më vonë skuadrës mike iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.

Ndeshjen e dytë me Kazakistanin, kombëtarja shqiptare U19 do ta luajë ditën e martë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi