Komandantët e SNA-së përqafohen me popullatën në rajonin e çliruar

Komandantët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kanë thënë se civilët në rajon nuk janë objektivi i tyre dhe u kanë dhënë siguri për jetën dhe pronën civilëve me të cilët janë takuar në fshatrat e çliruara nga terrori në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” të ndërmarrë në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Është në vazhdim operacioni “Burimi i Paqes” i filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

Komandantët dhe ushtarët e SNA-së civilëve që janë takuar në fshatrat e çliruara nga terrori në kuadër të operacionit u kanë thënë se “nuk duhet të frikësohen dhe të vazhdojnë jetën e tyre në siguri”.

Në median sociale janë reflektuar pamjet e komandantëve të SNA-së që i ofrojnë siguri për jetën dhe pronën popullatës nëpër fshatrat e pastruara nga okupimi i organizatës terroriste YPG/PKK.

Kanë bërë një jehonë të madhe pamjet ku Yusuf Abbud një nga komandatët e SNA-së takohet, interesohet dhe i jep siguri popullatës në fshatin Tel Yabse që u çlirua nga YPG/PKK-ja .

Abbud në një fjalim me civilët e takuar tha se “Ndodhemi në zonën periferike të Tel Abyad-it. Në njërën anë pranë meje ndodhet vëllai im i dashur armen Anto Beu dhe në anën tjetër arabi Abdulaziz. I bëjmë thirrje të gjithë botës që ne si Ushtri Kombëtare Siriane në Sirinë e dashur nuk bëjmë dallime armen, krishter, arab, turkmen apo kurd”.

“Popullata këtu është një amanet për ne. Do të ruajmë jetët dhe pronat e tyre. Qëllimi ynë është të mbrojmë civilët”, tha Abbud duke njoftuar se ndodhen aty për të çliruar rajonin nga organizata terroriste separatiste YPG/PKK.

– “Jeta dhe prona e popullit kurd është amanet i juaj”.

Ndërsa Shadi Misho një tjetër komandant i SNA-së tha se kanë ardhur për të çliruar popullin kurd nga terroristët e YPG/PKK-së.

“Ne jemi bij të atyre që janë turkmenë, arabë dhe kurdë. U bëj thirrje shokëve që kanë marrë pjesë në operacionin ‘Burimi i Paqes‘ që jeta dhe prona e popullit kurd në lindje të Eufratit janë amanet i juaj”, tha Misho.

– “Këtu ndodheni të sigurtë”

Poashtu edhe një tjetër komandant i SNA-së që është përqafuar me popullatën e çliruar në rajon duke qetësuar popullatën tha: “Uluni të qetë përpara shtëpisë tuaj. A keni lidhje me PKK-në? Jo, atëherë qëndroni në vendin tuaj. Pasi të pastrohet dhe të fortifikohet sot zona kthehuni në oborret e shtëpive, në begatinë tuaj. Hapni sërish dyqanet dhe shtëpitë tuaja. Ne ndodhemi këtu për t‘iu shpëtuar dhe për t‘iu çliruar”.

“Mos kini frikë, askush nuk do t‘iu thotë asnjë fjalë. Jeni në vend të sigurtë. Së pari ta pastrojmë zonën dhe jeni të nderuar”, shtoi komandanti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi