Komandantët e SNA-së përqafohen me popullatën në rajonin e çliruar

Komandantët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kanë thënë se civilët në rajon nuk janë objektivi i tyre dhe u kanë dhënë siguri për jetën dhe pronën civilëve me të cilët janë takuar në fshatrat e çliruara nga terrori në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” të ndërmarrë në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

Është në vazhdim operacioni “Burimi i Paqes” i filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

Komandantët dhe ushtarët e SNA-së civilëve që janë takuar në fshatrat e çliruara nga terrori në kuadër të operacionit u kanë thënë se “nuk duhet të frikësohen dhe të vazhdojnë jetën e tyre në siguri”.

Në median sociale janë reflektuar pamjet e komandantëve të SNA-së që i ofrojnë siguri për jetën dhe pronën popullatës nëpër fshatrat e pastruara nga okupimi i organizatës terroriste YPG/PKK.

Kanë bërë një jehonë të madhe pamjet ku Yusuf Abbud një nga komandatët e SNA-së takohet, interesohet dhe i jep siguri popullatës në fshatin Tel Yabse që u çlirua nga YPG/PKK-ja .

Abbud në një fjalim me civilët e takuar tha se “Ndodhemi në zonën periferike të Tel Abyad-it. Në njërën anë pranë meje ndodhet vëllai im i dashur armen Anto Beu dhe në anën tjetër arabi Abdulaziz. I bëjmë thirrje të gjithë botës që ne si Ushtri Kombëtare Siriane në Sirinë e dashur nuk bëjmë dallime armen, krishter, arab, turkmen apo kurd”.

“Popullata këtu është një amanet për ne. Do të ruajmë jetët dhe pronat e tyre. Qëllimi ynë është të mbrojmë civilët”, tha Abbud duke njoftuar se ndodhen aty për të çliruar rajonin nga organizata terroriste separatiste YPG/PKK.

– “Jeta dhe prona e popullit kurd është amanet i juaj”.

Ndërsa Shadi Misho një tjetër komandant i SNA-së tha se kanë ardhur për të çliruar popullin kurd nga terroristët e YPG/PKK-së.

“Ne jemi bij të atyre që janë turkmenë, arabë dhe kurdë. U bëj thirrje shokëve që kanë marrë pjesë në operacionin ‘Burimi i Paqes‘ që jeta dhe prona e popullit kurd në lindje të Eufratit janë amanet i juaj”, tha Misho.

– “Këtu ndodheni të sigurtë”

Poashtu edhe një tjetër komandant i SNA-së që është përqafuar me popullatën e çliruar në rajon duke qetësuar popullatën tha: “Uluni të qetë përpara shtëpisë tuaj. A keni lidhje me PKK-në? Jo, atëherë qëndroni në vendin tuaj. Pasi të pastrohet dhe të fortifikohet sot zona kthehuni në oborret e shtëpive, në begatinë tuaj. Hapni sërish dyqanet dhe shtëpitë tuaja. Ne ndodhemi këtu për t‘iu shpëtuar dhe për t‘iu çliruar”.

“Mos kini frikë, askush nuk do t‘iu thotë asnjë fjalë. Jeni në vend të sigurtë. Së pari ta pastrojmë zonën dhe jeni të nderuar”, shtoi komandanti.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zjarr në tregun më të madh të Kenias, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 70 të tjerë kanë pësuar lëndime në zjarrin që shpërtheu në tregun më...

Thaçi: Kemi përkrahjen e BE-së, SHBA-së dhe tërë botës për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, janë takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe...

Dokumentet zyrtare, hiqet logoja e Skënderbeut

Të gjitha dokumentet zyrtare nga dita e sotme nuk do të kenë më logon Kombëtare në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut”. Lajmi bëhet i ditur nga...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...