Komandant Rama i ushtrisë së Kosovës: momenti që KFOR të rishohë misionin

 

Komandanti i ushtrisë të sapothemeluar të Kosovës, Rrahman Rama tha se ajo është gati për të marrë në detyra shtesë dhe përgjegjësi të reja.

Rama tha gjithashtu se pas ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tashmë pra është ushtri e rregullt, KFOR-it duhet të ripërcaktojë misionin e saj dhe se si do të bashkëpunojë me ushtrinë e Kosovës.

“Ne jemi produkt i NATO-s dhe kemi ardhur deri këtu në bashkëpunim me të”, tha Rama.

Ai nuk sheh ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e ushtrisë së re me NATO-n, e cilia është po aq ushtarake sa edhe politike.

Komandant Rama tha se ka vende brenda Aleancës që nuk e njohin Kosovën dhe se nuk do të ketë ndryshime në marrëdhëniet, por, siç pretendon ai, bashkëpunimi do të zgjerohet.

Megjithatë, nga NATO, themelimi i ushtrisë së Kosoës nuk është pritur mirë. Kreu i saj, Jens Stoltenberg, tha se është një zhvillim jo i mirëpritur që vjen në një moment jo të duhur. Por nga ana tjetër, Uashingtoni nuk e ka kundërshtuar si akt, duke e konsideruar një të drejtë të ligjshme të Kosovës për të patur ushtri.

Presidenti Vuçiç, duke përcjellë gjithë trishtimin e Beogradit për bërjen e Kosovës me ushtri, akuzoi SHBA, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, si mbështetëse të Kosovës në aktin e ndërmarrë për t’u bërë me ushtri. Sipas Vuçiçit, me këtë akt janë shkelur hapur rezulutat, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. /tesheshi.com/    

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi