LAJME

Kokainë në Qafë Thanë, gjendet pakoja në kufirin e gjelbër

Spread the love

Afërsisht 1 kg kokainë janë sekuestruar në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se shërbimet e policisë kufitare të Qafë Thanës, gjetën sasinë e drogës teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/a i Kodit Penal”, njofton policia.

Top Channel

Related posts

Sondazhi i OKB-së: Kosova dhe Shqipëria ndër më të korruptuarat në botë

dritatv

Tërmet i fuqishëm në Greqi

dritatv

Ditën ishte shembulli i punëtorit të mirë, por natën… Shqiptarin e tradhtojnë fqinjët, ankohen për zhurmat dhe…

dritatv

Leave a Comment