Kohë pasi këndoi “Osman Agën”, Ivica Daçiç përbetohet: Serbia, kurrë kundër Turqisë!

Pasi këndoi “Osman Agën” për Erdoganin, gjatë një vizite të këtij të fundit në Serbi kohë më parë, kreu i diplomacisë së Beogradit, Ivica Daçiç, është përbetuar duke thënë se Serbia kurrë nuk do jetë kundër Turqisë.

“Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni të atyre që duan të punojnë kundër Turqisë dhe nuk do të sigurojë strehim për dikë që do të luftuar kundër interesave turke, shtetin turk dhe miqtë tanë turq”, tha Daçiç, deklaratë e bërë gjatë ceremonissë së hapjes së Konsullatës së Serbisë në Antalia, ku i pranishëm ishte dhe homolgu i tij, Mevlut Çavushoglu.

Ai tha se pothuajse 100,000 turistë nga Turqia, por edhe shumë turistë nga Serbia në Turqi, u shënuan vitin e kaluar në Serbi.

“Mendoj se mund të bëjmë shumë më tepër. Dy vendet tona kanë hequr vizat. Ky është një nga nivelet më të larta të miqësisë midis dy vendeve. Ne gjithashtu futëm një regjim të tregtisë së lirë, kështu që ne vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, shtoi Daçiç.

“Ju e dini që këtu në Turqi ka një numër të madh qytetarësh që janë dhe tanët gjithashtu. Lëvizjet historike ishin të tilla që ka shumë njerëz prej tanëve që jetojnë këtu. Gjithashtu, ekziston në vendin tonë dhe turqish, por edhe popullsi muslimane, që ka një simpati të veçantë ndaj Turqisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi dhe duhet ta përdorim atë në funksion të një jete të përbashkët dhe të interesave të përbashkëta mes Serbisë dhe Turqisë”, ka thënë Daçiç. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

EMRAT/ Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK, hapet gara për kryetarin

Të hënën e javës së ardhshme do të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë...

Qeveria mblidhet në Berat, planifikohet zhvillimi i Qarkut

Kryeministri zgjodhi të përsërisë edhe njëherë nga Berati vendimin e qeverisë për të anuluar ndërtimin e Hidrocentraleve mbi kanionet e lumit Osum. “Ne nuk do...

Oda Amerikane i kërkon Kuvendit të mos e aprovojë lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vite

Pas vënies në diskutim të iniciativës për ndryshim të ligjit për automjetete nga ana e Kuvendit të Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...