Kodi Penal, Gjonaj: Prokuroria të kryejë me përgjegjësi hetimet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka propozuar ndryshime rrënjësore në kodin penal si domosdoshmëri për të harmonizuar më mire dispozitat e kodit penal të ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Një kod i ri penal është një domosdoshmëri e kohës për te harmonizuar më mirë dispozitat e Kodit penal të ndryshuara në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur e cila ka krijuar jo pak probleme ne harmonizimin e tij te brendshëm. Por gjithashtu kjo diktohet edhe nga nevoja për t’i përshtatur me mire institutet e Kodit penal me zhvillimet e vet shoqërisë dhe kryesorja me dukurite dhe veçoritë e reja, te vet kriminalitetit ne tërësi dhe krimit te organizuar ne veçanti.

Kjo iniciativë pa dyshim kërkon një analize te plote te situatës aktuale dhe nje metodologji qe ndërton nje proces gjithëpërfshirës dhe sa me profesional me nje asistence nderkombetare me eksperte te njohur ne kete fushe jo vetëm si dosmosdoshmëri e ndryshimeve por edhe si një kërkesë e përshtatjes me direktivat e bashkimit Evropian”, tha Gjonanj.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar nga prokuroria që të kryeje me përgjegjësi veprimtarinë e saj për hetimin e veprave penale, duke vënë theksin te ato që cënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë.

“Për këtë qëllim, roli që luan çdo prokuror, në ndjekjen penale, veçanërisht të veprave penale që cënojnë rëndë rendin publik, apo edhe punonjësit e policisë së shtetit, duke ulur në këtë mënyrë, perceptimin e përgjithshëm për mirëfunksionimin e shtetit, është shumë i rëndësishëm.

Vetëm nëpërmjet profesionalizmit të prokurorëve, për të ndjekur penalisht të gjitha veprat penale, veçanërisht ato që cenojnë institucionet kushtetuese, pavarësisht se kush është organizatori apo nxitësi i këtyre veprave penale, Shqipëria do të jetë në gjendje të ketë rezultate të jashtëzakonshme në luftë kundër kriminalitetit”, shprehet Gjonaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi