Kleriku katolik, mesazh krimit në Shkodër: mos harroni se ka një Zot!

Kleri katolik në Shkodër u ka përcjellë një mesazh bandave në këtë qytet, atyre që shkrehin armët duke vrarë njerëz e kërcënuar sigurinë e jetën e një qytetit të tërë, duke u kujtuar se “ka një Zot”.

Ndodhi kjo në meshën me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, në Shtëpinë e misionarëve me emrin e saj.

Ishte dom Artur Jaku ai që kumtoi nga altari këto mesazhe, me jo pak thumb dhe për qeverinë.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, tha kleriku i njohur katolik. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi