Kjo është porosia e G7 për Kosovën dhe Serbinë

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) u bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë në tërësi marrëdhëniet e tyre me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, në mënyrë që ata mund të bëjnë progres në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në një komunikatë të përbashkët në fund të samitit.

Sipas G7, pa një normalizim të efektshëm dhe të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.

Shefat e diplomacive të G7 konfirmojnë angazhimin e tyre ndaj sigurisë, stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Ata theksojnë rëndësinë e përmirësimit reformat e nevojshme të brendshme, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, sipas një komunikate në 25 faqe të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Takimi i ministrave të G7 u mbajt të premten dhe të shtunën në rajonin francez të Bretanja.

Anëtarët e G7 janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Kanada.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Emrat/ KLGJ miraton listën, kush do të jenë gjyqtarët që do merren me mediat

Sot, në datën 10.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, e në zbatim të nenit...

Putin takim me presidentin palestinez

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një takim në Kremlin me presidentin palestinez Mahmud Abbas. Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin në një deklaratë...

Vjedhja e të dhënave në Facebook, Analytica pezullon drejtorin e saj

Kompania kontroverse për analizë të të dhënave Cambridge Analytica ka pushuar nga puna drejtorin ekzekutiv të saj, Alexander Nix ndërkohë që ka nisur një...

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...