Kjo është bima që duhet ta mbani në shtëpi, ja pse?

Minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral, efikas, jotoksik me aromë të këndshme në luftën kundër minjve.

Njëra ndër mënyrat është që të mbillni mentë në saksi dhe t’i shpërndani nëpër shtëpi apo banesë.

Nëse keni pastrues apo spërkatës i cili punon me ndihmën e ujit, në të mund të hidhni pika vaji eterik të mentës.

Metoda më e thjeshtë është që në tuferë nga pambuku të qitni pika vaji eterik dhe t’i shpërndani nëpër vendet kritike në banesë. Kjo mënyrë është efikase edhe kundër buburrecave, merimangave, bumballave dhe insekteve të tjera.

Menta mund të përdoret edhe si mbrojtje natyrale kundër mushkonjave.

Në dy lugë vaji shtoni 3– 5 pika vaji eterik mente dhe përzieni mirë. Pastaj këtë tretje të vajit qiteni në pjesët e zbuluara të trupit.

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit mentha dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi