Kjo është arsyeja e shkarkimit të ministrit të AKR-së

Aleanca për Kosovën e Re (AKR) ka liruar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin. Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është shkarkuar sot nga ky post, me vendim të partisë së tij.

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se një ministër i AKR-së është liruar nga detyra për shkak të performancës së dobët.

“Mundemi të konfirmojmë së një ministër i AKR-së është shkarkuar nga detyra për arsye të përformancës së dobët, për shkak të pakënaqësive të qytetarëve”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj edhe me Qeverinë e Kosovës, por nuk ka mundur të marr ndonjë përgjigje.

Ndërkohë në media është raportuar së ne vend të ministrit Gashi, pritet që të emërohet Ekrem Mustafa.

Gashi erdhi në këtë pozitë pas shkarkimit të Flamur Sefës, i cili u konsiderua fajtor për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi