Kinë, Qeveria lejon diplomatët të përdorin rrjetet sociale të huaja

Edhe pse vazhdon t’i ndalojë qytetarët e saj të përdorin mediet e huaja sociale, Kina ka lejuar diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë që të përdorin platformat e tilla, si Twitter e Facebook.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, deklaroi se në këtë mënyrë krijohet një komunikim më i mirë me qytetarët jashtë vendit dhe politikat e Kinës mund të promovohen më mirë.

Në Kinë është e ndaluar qasja ndaj medieve të huaja sociale, si Facebook e Twitter, ndërsa platformat alternative e tyre, Wechat dhe Weibo, i japin mundësi qeverisë ta përdorë teknologjinë si mjet kontrolli të shoqërisë./ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi