Kinë: nëna me kokë në celular “noton” në rrjete, vajzat i mbyten në det

 

Dy vajza binjake janë mbytur në një plazh në Kinë, ç’ka ka sjellë reagime në opinionin publik. Kjo pasi është mësuar se gjithçka ndodhi para syve të së ëmës e cila kishte zhytur kokën në celularin e saj duke “notuar” në rrjete, pa u marrë fare me të voglat e saj.

Kur u përmend, ajo menjëherë thirri policinë e cila dërgoi dhjetra polumbarë në kërkim të vajzave, trupat e të cilave u gjenden një ditë më pas.

Ndodhi kjo në Qingdao, rreth shtatë orë larg Pekinit, ku motrat Pei Juanjin dhe Pei Juantong kishin shkuar të laheshin.

Debati në median kineze po zhvillohet mbi atë nëse përgjegjësia ishte e nënës së tyre, apo e autoriteteve që merren me menaxhimin e plazhit, më saktë rojeve bregdetare. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi