Kinë, gjendje alarmante si pasojë e ndotjes së ajrit

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në Kinë, në Pekin është dhënë alarm i verdhë ndërsa në rajonet jugore dhe lindore të shtetit alarm portokalli.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës njoftoi se përveç Pekinit, edhe në rajonet jugore dhe lindore të vendit është dhënë alarm për shkak të ajrit të ndotur.

Njoftohet se ndotja e ajrit do të ndikojë në kryeqytet dhe në provincat Anhui, Hubei, Xhiangsu, Xhiangxi dhe Guizhou dhe se shikueshmëria do të zvogëlohet nën 200 metra.

Për shkak të zhvillimit dhe industrializimit të shpejtë, shumica e metropoleve në Kinë janë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

Kina sidomos nga viti 2014 e deri më tani po përpiqet që të luftojë kundër ndotjes së ajrit dhe të ambientit. Në Kinë, e cila ka 1.34 miliardë banorë ka popullsinë më të madhe në botë çdo vit rreth 1.6 milionë njerëz humbin jetën nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive, të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Sistemi i alarmit në Kinë i cili tregon nivelin e ndotjes së ajrit përbëhet nga 4 faza, e kaltër, e verdhë, portokalli dhe e kuqe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi