Kinë: Gjatësia e hekurudhës me shpejtësi të lartë do arrijë 35 000 km brenda këtij viti

Hekurudha me shpejtësi të lartë në Kinë do të arrijë një gjatësi prej 35 000 kilometrash, brenda këtij viti, duke zënë dy të tretat e gjatësisë së përgjithshme të këtij lloji hekurudhe në mbarë botën.

Kjo gjatësi është afro 100 herë më e madhe sesa largësia nga qyteti i Nju-Jorkut në atë të Uashingtonit në ShBA.

Sivjet janë ndërtuar në Kinë mbi 5 000 kilometra linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, më e reja nga të cilat, ajo që lidh Nanchang-un dhe Ganzhou-n në provincën Jiangxi, hyri në funksionim të enjten.

Me të ashtuquajturit “trena plumb” pritet të bëhen 2.31 miliardë udhëtime individuale këtë vit, 3.4 herë më shumë se në vitin 2012./cri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi