• Home
  • BOTA
  • Kinë, alarm i kuq për shkak të tajfunit Mangkhut
BOTA

Kinë, alarm i kuq për shkak të tajfunit Mangkhut

Spread the love

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq për shkak të tajfunit Mangkhut, i cili është efektiv në Hong Kong, rajonin Macau dhe zonat jugore të Kinës.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës, ka dhënë paralajmërimin e kuq i cili është alarmi i nivelit më të lartë në vend, për shkak të tajfunit Mangkhut, i cili është efektiv në Hong Kong dhe rajonet jugore Guangdong, Fucien dhe Hainan të Kinës.

Sipas lajmit të gazetës “South China Morning Post”, tajfuni Mangkhut, i cili ka kaluar nga vendbanimet në Filipine ka shkaktuar përmbytje në Hong Kong dhe Makau.

Në pamjet e publikuara në media vërehet se tajfuni rrëzon pemët, çati të shtëpive, dritare dhe zvarrit njerëzit nëpër tokë, ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit po zhvillojnë aktivitetet e shpëtimit me barka në disa vende të cilat janë përmbytur.

Shpejtësia e tajfunit ka arritur në 165 km në rajonet e Kinës jugore, si dhe ka shkaktuar ndërprerje e peshkimit, transportit ajror, hekurudhor, detar si dhe procesin mësimor në rajon.

Po ashtu është bërë paralajmërimi se tajfuni nesër dhe pasnesër do të përparojë në rajonet e brendshme të vendit./Rtv Drita/

Related posts

Austria, stërvitje ushtarako-policore për t’i thënë stop valës së emigrantëve

dritatv

Merkel kritika presidentit amerikan Trump

dritatv

Trump do merret në pyetje, pritet të lëshohet fletëthirrja, do pyetet për rusët

dritatv

Leave a Comment