Kina zotëron shumicën e aksioneve të gazit iranian

 

Kina bëhet zotëruese e shumicës së aksioneve të gazit iranian për shkak të tërheqjes nga fusha e gazit Pars në Gjirin Persik, të kompanisë franceze Total të naftës dhe gazit për shkak të sankioneve të reja të SHBA-ve.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, duke iu referuar zyrtarit të kompanisë shtetërore të naftës iraniane Muhammed Mustafavi, mësohet se kompania shtetërore e naftës së Kinës (CNPC) e cila zotëronte 30 për qind të aksioneve në projekt pasi ka blerë 50 përqind të aseteve të Total-it, ajo tashmë zotëron 80 për qind të aksioneve.

Me transferimin e aksioneve, CNPC është bërë kompania që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në projektin me vlerë prej 5 miliardë dollarë.

Administrata e Trumpit filloi të rizbatojë sanksionet e pezulluara pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore që kishte nënshkruar me Iranin. Sanksionet amerikane kanë hyrë në fuqi që nga 7 gushti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi