Kina nuk raportoi asnjë rast të COVID-19 me origjinë nga vendi në dy ditët e fundit

Të gjitha rastet me koronavirus të ri (COVID-19) në Kinë në dy ditët e fundit janë personat që kanë ardhur nga jashtë vendi dhe atje janë infektuar me virusin, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës,  (AA).

Nga komisioni bëjnë të ditur se në vend në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 raste, ndërsa të gjithë këto raste me burim prej jashtë vendit. Komisioni edhe dje njoftoi 47 raste që burojnë nga jashtë vendi.

Në Kinë së fundi më 15 mars, rastet që u konfirmonin brenda vendit ishin më të mëdha se ato me burim prej jashtë.

Të dhënat tregojnë se Kina, që ishte vendi që “eksportonte”, epideminë tashmë filloi ta “importojë” atë.

– Provincat ulin nivelet e emergjencës

Vendi kryesisht ka marrë nën kontroll përhapjen e COVID-19 brenda vendit, ndërsa administratat e provincave filluan të ulin nivelet e urgjencës.

Pas provincave Zhejiang në lindje dhe Chongqing në jugperëndim, edhe provincat Sichuan në jugperëndim dhe Heilongjiang në verilindje ulën nivelin e emergjencës prej 2 në 3.

Niveli i alarmit në rajonin autonom ujgur Xinjiang në veriperëndim, që nga 22 marsi është në nivelin 4, niveli më i ulët.

– Në provincën ku u shfaq epidemia jeta kthehet në normale

Nga ana tjetër, në provincën Hubei, ku bën pjesë edhe qyteti Wuhan, vendi nga ku u shfaq epidemia, nuk janë konfirmuar raste të reja ose të dyshuara.

Në Wuhan është ndaluar qasja nga jashtë, jeta u kthye në normale pasi janë hequr kufizimet në trafik dhe rifillimin e transportit urban. Administrata njoftoi se për dy javë gjithashtu do të hiqet kufizimi i udhëtimin në vend nga jashtë.

Nga koronavirusi i ri në Kinë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona. Në vend deri më tani janë konfirmuar 81.171 raste, ndërsa gjithsej kanë humbur jetën 3.277.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

I dyshuari për viktimën në Suharekë është pjestarë i Policisë së Kosovës

Komandanti i Rajonit të Policisë në Prizren, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, ka folur për media në konferencë për vrasjen në Suharekë. I dyshuari është rreshter i...

Turqia dënon vendimin e BE-së për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë

Vendimi i Këshillit Europian (KE) për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë me Ankaranë nuk do të ndikojë në vendosmërinë e Turqisë për...

Ndjekje penale për protestat, paditen 34 deputetë dhe 60 protestues

    Në kohën kur opozita ka deklaruar vijimin e protestave dhe mos bindjen civile, komisariatet e policisë Lushnje, Vore, Elbasan dhe Kurbin kanë proceduar penalisht...

Së fundi

COVID-19, BE propozon 100 miliardë euro për të shpëtuar vendet e punës

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re financiare për të kontribuar në pagat për kompanitë që po luftojnë me efektet ekonomike të pandemisë së...

SHBA, numri i viktimave nga COVID-19 rritet në 5.137

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 5.137, pasi 1.047 persona kanë humbur jetën vetëm në...

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...