Kina do të lançojë “hënë artificiale” në hapësirë

Kina do të lançojë një satelit në hapësirë i cili do të marrë përsipër detyrën e një “hëne artificiale” dhe do të pasqyrojë dritën e diellit në tokë.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, sateliti i cili do të ndërtohet në qytetin Chengdu të provincës Sichuan, do të përfundojë deri në vitin 2020 dhe do të bartë pasqyra gjigande për të përcjellë dritën e diellit në tokë.

Nga ky satelit i quajtur “Hëna artificiale” do të prodhohen tre ndërsa planifikohet në vitin 2022 të dërgohen në hapësirë.

Kryetari i Institutit për Kërkime të Sistemit në këtë qytet, Wu Chunfeng, tha se të gjitha punimet rreth satelitit do të kryhen në vitin 2020.

Ai tha se në satelit do të vendosen pasqyra gjigande me të cilat gjatë 24 orëve do të sigurohet ndriçim i vazhdueshëm.

Wu shtoi se drita që do të pasqyrohet nga dielli në tokë do të ndriçojë një sipërfaqe prej 3.600 deri në 6.400 kilometra katrorë. Sipas tij, intensiteti i rrezatimit pritet të jetë 8 herë më i ndritshëm se ajo e hënës.

“Hëna artificiale do të vendoset në një orbitë me largësi prej 500 kilometra nga planeti tokë”, tha Wu, duke treguar se intensiteti i dritës do të mund të rregullohet dhe se njerëzit do të mund ta shikojnë si një yll në qiell.

Wu tërhoqi vëmendjen se “hëna artificiale” në fjalë do të përdoret veçanërisht në fushë civile ndërsa do të mundësojë kursim prej 1.2 miliardë yuan në rast se ndriçon një sipërfaqe prej 50 kilometra katrorë.

Më parë edhe Rusia ka patur punime sa i përket “hënës artificiale”, por për shkak të problemeve teknike nuk arriti sukses./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi