Kina do të japë viza 10 vjeçare për të huajt “me talent”

Kina do të japë viza 10 vjeçare për shkencëtarët, sipërmarrësit dhe liderët e kompanive teknologjike.

Sipas artikullit të gazetës South China Morning Post, qeveria e Pekinit ka nisur praktikimin e vizave me shumë hyrje për të huajt “e talentuar” në mënyrë që të kontrubohet në zhvillimin e shtetit.

Aplikimet për viza afatgjate, që ka për qëllim sjelljen e pronarëve të kompanive teknologjike, sipërmarrësve dhe shkencëtarëve të huaj në Kinë, mund të bëhen nëpërmjet internetit.

Në rast të pranimit të vizave, këta të huaj mund të qëndrojnë në Kinë për 180 ditë gjatë një vizite dhe përveç kësaj me vete mund të marrin edhe fëmijët dhe familjet e tyre.

Në vitin 2016 në Kinë është vënë në praktikë sistemi i vlerësimit për të huajt. Me këtë praktikë synohet tërheqja e fituesve të Çmimit Nobel, sportistëve të suksesshëm, akademikëve dhe ekspertëve të financave të përfshirë në grupin e “talentëve të lartë”.

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang ka deklaruar se ndodhen në një prag kritik për ristrukturimin e ekonomisë së shtetit dhe se në këtë aspekt duhet të përvetësohet një politikë më e hapur për ekspertët e huaj./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi