Këto janë tri llojet e kancerit të lekurës dhe simptomat e saj!

Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve:

1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit.

2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik.

3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi apo formë.

Kurimi i këtij kanceri varet nga lloji dhe nëse ai është përhapur apo jo.

Shkaqet

Shkaku kryesor i kancer-it të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV).

Dielli prodhon rrezatimin UV, por edhe aparaturat estetike, siç janë solaret janë burim i prodhimit të tyre.

Pjesa më e madhe e vendeve mesdhetare kanë nivele të larta të rrezeve UV gjatë gjithë vitit. Ky rrezatim nuk mund të shihet ose të ndihet por mund të shkaktojë:

-Djegie nga dielli;

-Plakje të parakohshme të lëkurës;

-Dëmtim të qelizave të lëkurës, që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës

Kanceri i lëkurës është i lidhur me dy faktorë: ekspozimin e njeriut gjatë gjithë jetës ndaj rrezeve UV dhe një numër të konsiderueshëm të djegieve që ato kanë patur.

Kërkuesit sugjerojnë që ndërkohë që qelizat e lëkurës janë dëmtuar shpesh në fëmijëri, mund të jetë ekspozimi diellor në moshën madhore që bën që këto qeliza të dëmtuara të kthehen në kanceroze.

Kush është në rrezik?

Çdonjeri mund të zhvillojë kancerin e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo shëndeti i përgjithshëm. Megjithatë, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa të tjerët.

Ju mund të jeni në një rrezik të lartë, nëse ju keni:

-Quka të shumta në trupin tuaj;

-Një histori familjare ose personale të melanomë-s;

-Periudha të rralla, por intensive të ekspozimit ndaj rrezatimit UV, veçanërisht nëse ky ekspozim rezulton në djegie (të tilla si në pushime ose gjatë aktivitetit rekreativ);

-Lëkurë që digjet shpejt;

-Flokë të kuq ose bjond dhe sy jeshilë ose blu;

-Një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar), që mund të jenë shkak për ilaçe të caktuara që e shtypin atë.

-Njerëzit me lëkurë të errët kanë një mbrojtje më natyrale kundër kancerit të lëkurës sepse lëkura e tyre prodhon më shumë melaminë sesa lekura me ngjyrë të hapur.

Flisni me doktorin tuaj në lidhje me rreziqet për kancerin e lëkurës. Dermatolog-u juaj mund t’ju japë këshillat rreth kontrollit të lëkurës tuaj.

Shenjat paralajmëruese

Kancer-ët e lëkurës nuk duken të gjithë njëlloj, por janë disa shenja ndaj të cilave duhet kujdesje:

-Një pikë që është e ndryshme nga pikat e tjera në trup;

-Një pikë që ka ndryshuar në formë, përmasë ose ngjyrë;

-Një plagë që nuk shërohet;

-Një pikë që ka gjakderdhje.

Është e rëndësishme për të njohur lëkurën tuaj. Ekzaminimi i lëkurës tuaj do t’ju ndihmojë që të vini re ndryshimet dhe të mësoni se çfarë është normale për ju.

Nëse ju shihni ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lëkurë, shkoni menjëherë tek dermatolog-u juaj. Kancerët e lëkurës që janë gjetur ose trajtuar herët kanë nevojë për trajtime më pak invazive ose për një prognozë më të mirë.

Po në lidhje me pikat që nuk janë kanceroze?

Jo të gjitha pikat që shfaqen në lëkurën tuaj janë kanceroze. Megjithatë pikat e shkaktuara nga dielli janë shenja paralajmëruese që lëkura juaj ka patur një ekspozim të tepërt diellor dhe ju mund të jeni në një rrezik të lartë ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi