Këto janë gjobat më të larta të shqiptuara ndonjëherë në botë!

highway patrolman writing ticket
Varësisht nga shteti dhe vendi, gjobat që qëndrojnë për mos-zbatimin e rregullave të shpejtësisë variojnë për nga çmimi.
Këto gjoba janë në proporcion me atë se çfarë lloj makine ju posedoni kur të gjobiteni – në rast se keni Ferrari, atëherë gjoba juaj mund të jetë enorme.
Sidoqoftë, Car Buzz ka arritur të përmbledhë disa nga gjobat më të larta të shqiptuara ndonjëherë, duke ndarë njëkohësisht me lexuesit edhe llojin e makinës, çmimin, si dhe shpejtësinë në të cilën ka qenë duke u vozitur makina.
Shofer britanik, BMW – 4,000+ dollarë Në vitin 2006, BBC raportoi për shqiptim gjobe ndaj biznesmenit Ronald Klos që voziti në 250 km/h në BMW-në e tij ndërsa fliste në telefonin e tij. Policia e gjobiti atë me një shumë prej 4,000 dollarësh.
Motoçiklist kanadez – 12.000 dollarë Kanadaja ka tendencë të ketë gjoba mjaft të larta për tejkalimin e shpejtësisë dhe gjobat prej 1.000 dollarë nuk janë gjë e rrallë.
Në vitin 2010, një entuziast motorik nga i njëjti vend u gjobit me një shumë prej 12,000 dollarë, si rezultat i shpejtësisë së madhe, si dhe mungesës patent shoferit.
Turisti nga Dubai – 47.000 $ Një turist britanik që vizitonte Dubai u dënua prej 47,000 dollarësh pas marrjes me qira të një Lamborghini.
Në 2010, ai arriti 240 km/h në rrugën Sheikh Zayed.
Finlandez – 217.000 dollarë Mund të themi me siguri se Finlanda nuk është shtëpia ideale për entuziastët e makinave.
Një nga burrat më të pasur në Finlandë dhe trashëgimtari 27-vjeçar i një perandorie të paketimit të mishit, u kap duke vozitur 80 km/h në një zonë të lejuar për vozitje në 40 km/h në 2004 dhe u dënua me gjobë prej 217,000 dollarë.
Shofer suedez i makinës Mercedes – 1,000,000 dollarë Suedezi 37-vjeçar kishte marrë Mercedes-in e tij të ri Mercedes SLS AMG në Gjermani dhe po e ngiste atë në Suedi, kur u kap në radar nga kamerat me shpejtësi më shumë se 200 km / h.
Si pasojë, ai u gjobit me 789,568 euro, e cila në atë kohë arrinte shifrën afër 1 milion dollarë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi