Këto janë fjalët e vajzës së Komandantit Legjendar Adem Jashari, pas formimit të ushtrisë

Shqipe Jashari është e bija e komandantit legjendar Adem Jashari, e cila i mbijetoj luftës, e sot jeton me mallin dhe krenarinë për babain dhe gjithë pjesën tjetër të familjes që u flijuan për tokën e Kosovës.

Shqipe Jashari, është bashkëshorte, nënë e përkushtuar e tre fëmijëve dhe profesioniste e zonja.

Babai i saj është nismëtar i UÇK-së dhe Shqipja thotë: “Epopeja e familjes sonë nuk ndodhi rastësisht. Për këtë epope, Familja jonë e madhe kishte vite që ishte përgatitur.

Fillimisht ndodhën tri rrethime të familjes: Rrethimi i Parë, më 30 dhjetor, Rrethimi i Dytë, më 22 janar të vitit 1998 dhe Rrethimi i Tretë me 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti. Kjo qëndresë me të drejtë u shndërrua në Epopenë më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerësohet edhe si shembull unikat në historinë e njerëzimit, në luftë për liri të një populli”, shkruan “Kosovarja”.

Sot, në secilin ushtar duhet të shihet Adem Jashari, figura e parë që e jetësoj ëndrrën e të pasurit të ushtrisë në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi