Këto janë dy sekretet mahnitëse të tastierës suaj

A e keni shikuar vëmendje ndonjëherë tastierën e laptopit apo kompjuterit tuaj? Jo? Atëherë ekziston një karakteristikë të cilën patjetër duhet ta dini nëse dëshironi të shkruani më shpejt.

Të gjithë i përdorim tastierat në përditshmëri, por të gjithë kemi probleme të shkruajmë shpejt. Sidoqoftë, shikoni mirë tastierën dhe do ta shihni se butonat “F” dhe “J” në tastierë e kanë një shenjë ekstra kur i prekni, transmeton Telegrafi.

Ato dy ‘tehe’ ekstra të ngritura në ato butona, kanë një qëllim të caktuara. Këta dy butona janë shpikur në vitin 2002 nga June E. Botich dhe luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shkruarit.

Ato janë të dizajnuara në mënyrë që përdoruesi të shkruajë pa e shikuar tastierën.

“F” dhe “J” duhet të përdoren nga gishtat tregues dhe gishtat tjerë të jenë në shkronjat afër tyre. Kjo do të bëjë që të shkruani më shpejt sepse i keni gishtat të vendosur në të gjitha shkronjat e rëndësishme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi