SHËNDETËSI

Këto fruta ndihmojnë në humbjen e peshës!

Spread the love

Sigurisht se keni dëgjuar shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar.

Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa prej mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë fibrave, një lëndë ushqyese që ju mban të plotë dhe të kënaqur me pak kalori, përcjellë Klan Kosova.

Ne ju sjellim disa nga këto fruta që janë plot fibra dhe ju ndihmojnë të humbni peshë:

Molla

Mollët e ëmbla dhe të shijshme janë të ngarkuara me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë sheqerin tuaj në gjak. Gjithashtu molla ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve.

Portokalli

Portokallët janë të pasur me fibra. por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.

Boronica

Boronicat janë të njohura si antioksidantë të shëndetshëm të zemrës, por kërkimet kanë sugjeruar që ato gjithashtu të ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së barkut.

Pjeshka

Pavarësisht ëmbëlsisë së tyre, pjeshkë kanë relativisht pak sheqer dhe luftojnë kundër obezitetit.

Dardha

Një dardhë e mesme përmban rreth 20 për qind të konsumit të rekomanduar të përditshëm të fibrave, duke e bërë atë një ushqim të shëndetshëm, të mbushur me fibra.

Pjepër

Pjeprat e verdhë janë idealë për humbje peshe, sepse janë të pasur në fibra dhe të ulët në sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot fibra, mbushni një pjepër me kos grek me proteina.

Related posts

Këto janë pesë ushqime më të yndyrshme se gjalpi!

dritatv

Farat e domates më të mira se aspirina!

dritatv

Dobitë e jashtëzakonshme të kombinimit të qumështit me mjaltë!

dritatv

Leave a Comment