Feronikeli fitoi Superligën e Kosovës dhe me këtë rast ka siguruar një vend në fazën para kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Faza parakualifikuese e garës më prestigjioze evropiane i është besuar FFK-së për ta organizuar dhe zhvillohet nga 25-28 qershor.
Feronikeli në këtë fazë do të luaj kundër kampionit të Gjibraltarit (Lincoln Red Imps), kampionin e Andorrës (Santa Coloma) dhe kampionin e San Marinos (Libertas ose Tre Fiori).
Shorti për këtë fazë do të hedhet me 11 qershor.